Një pensioniste shumë e revoltuar ka telefonuar mëngjesin e kësaj të mërkure në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën”. Ajo ka thënë që përveç ish-kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, duhet të arrestohet dhe Sali Berisha. E moshuara ka përmenduar disa arsye që sipas saj, ky i fundit duhet vendosur në pranga.
“E para, mrë e bën që Vangjush Dakon e futën në burg. E dyta, të fusin Saliun që ka bërë krime më të mëdhaja, harroi SPAK-u, kush e shkatërroi KESH-in, naftën, Gërdecin, armët, 4 veta mes bulevardit? Sali Berisha. Çfarë është kjo kështu? Pasurinë më të madhe e mori Sali Berisha me Ilir Metën. Kush shkoi flori që marrim ne një pension 100 mijë lekë. Ne marrim një pension 100 mijë lekë, ata tallen me djersën tonë që kemi punuar një jetë. Jam 80-vjeçe dhe s’kam asgjë. Jam e paralizuar dhe nuk ka as për të bërë fizioterapi”, tha ajo./abcnews.al