Sevilla e ka shpërblyer Jose Luis Mendilibar, me një kontratë të re, pasi i udhëhoqi ata drejt lavdisë së Europa League për herë të shtatë.
Mendilibar mbërriti në klubin e Sevillas vetëm dy pikë mbi zonën e rënies dhe u ngarkua të sigurohej që ata të mos bien nga kategoria.
Sevilla ia doli, këtë dhe më shumë, duke siguruar mbijetesën disa ndeshja para mbylljes së sezonit dhe më pas eliminoi klube si Manchester United, Juventus dhe më pas Romën në finalen e Europa League.
Kjo bëri që drejtuesit e klubit nga Andaluzia të vendosin rinovimin e kontratës për trajnerin Mendilibar.
“Jose Luis Mendilibar rinovohet si trajner i Sevillas deri në qershor të 2024”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll./ h.ll/abcnews.al
? José Luis Mendilibar, renovado como técnico del #SevillaFC. ⚪?#WeareSevilla #NuncaTeRindas
— Sevilla Fútbol Club (@SevillaFC) June 6, 2023