Nuk ndalet rënia e euros/ Shkëmbehet me 107.40 lekë, minimum historik

schedule15:41 - 6 Qershor, 2023

schedule 15:41 - 6 Qershor, 2023

Euro po këmbehet gjatë së martës me 107 lekë.ky është niveli rekord i dobësimit të monedhës europiane ndaj lekut i paregjistruar më parë në kursin e këmbimit në vendin tonë.

Dobësimi i euros ka qenë  i fortë dhe  brenda një muaji ka humbur rreth 7 pikë. Tendenca rënëse e euros nisi në mes të muajit maj për të vijuar me ritme më të shpejta në ditet e para të qershorit.

Ekspertët paralajmërojnë se futja e flukseve të eurove nga turizimi  dhe remitancat gjate veres do të ndikoj në forcimin e mëtejshëm të lekut shiqeptar ndaj euros.

Kjo ecuri paralajmëron se edhe niveli i inflacionit për këtë muaj do të pësoj rënie duke qene se  dobësimi i euros reflektohet direkt në çmimet e të cilat shiten produktet.

Dobësimi i euros ka efekte të forta në uljen e nivelit të borxhit të qeverisë shqiptare.

Ndërkohë që qytetarët edhe bizneset  që kanë kredi në euro tashmë do të paguajnë më pak për këstet mujore.

Por ata që presin remitanca  nga të afërmit do të përfitojnë më pak.E  njëjta situatë  është edhe për eksportuesit të cilët do të marin më pak fitime.Për këtë kategori qeveria ka miratuar disa lehtësi fiskale për ti mbështetur në këtë periudhë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!