Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia 75-vjeçarin Vladimir Topin, adminitsratorin e kompanisë “Driconos” që dyshohet se i dha rryshfet 330 mijë lekë, sekretares së ministrisë së shëndetësisë për të përfituar një tender.
Ai do të hetohet në arrest shtëpie, për shkak të moshës si dhe rrezikshmërisë së ulët të veprës penale. Ndërsa inxhineri I kompanisë, Silvi Shehu i arrestuar bashkë me Topin për korrupsion aktiv, do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve. Në seancën me dyer të mbyllura, mësohet se Shehu ka deklaruar se ka dorëzuar disa dokumenta Laura Shteto dhe nuk kishte dijeni se bëhej fjalë për një shumë parash që u gjet në zyrën e sekretares së ministrisë Joana Duro.
Por sipas prokurorisë,Vladimir Topi i ka dhënë Duros 330 mijë lekë, nëpërmjet Shtetos për ta favorizuar në tenderin e hapur nga Ministria e Shëndetësisë pwr rikonstruksionin e disa qendrave shwndetwsore. Hetimi nisi për një çështje tjetër në lidhje me një tender abuziv në Ministrinë e Shëndetësisë.
Por në përgjimet e SPAK janë rregjistruar biseda mes Vladimir Topit dhe vartësve të tij ku flet lirshëm për shuma monetare dhe shpërblime ndaj sekretares së ministrisë. Të hënën gjykata la në burg edhe Joana Duron e Laura Sheton me akuzën e korrupsionit pasiv. /abcnews.al