Karim Benzema i ka thënë lamtumirë karrierës së tij të gjatë dhe të suksesshme me fanellën e Real Madrid ditën e sotme duke u përshëndetur me të gjithë pjestarët e klubit gjatë një prononcimi.
I pari që mori fjalën ishte presidenti i klubit, Florentino Perez i cili mes emocioneve të shumta është përshëndetur me sulmuesin francez.
“I dashur Karim, ti je bërë një nga më të mirët e të gjitha kohërave. Ne të kemi parë të bësh gjëra të pabesueshme me logon tonë në të gjithë botën. Asnjë madrilen nuk do ta harrojë këtë. Ne jemi të gjithë shumë krenarë për ty. Ti erdhe shumë i ri dhe je bërë një simbol dhe një nga legjendat tona të mëdha. Menyra jote e të luajturit futboll dhe golat e tu, kanë bërë të mundur që të çojnë skuadrën tonë përpara. Ke qenë një futbollist ndryshe, disave iu desh kohë për të të kuptuar. Ju keni mbrojtur vlerat e Madridit. Ju keni qenë shëmbull në gjithçka. Sot largoheni nga Madridi me dashurinë e gjithë botës. Këtu keni kapërcyer shumë pengesa. Ju keni ditur të kapërceni presionin e asaj që është të luash në klubin mëtë mirë në botë.
I dashur Karim, sot është gjithashtu një ditë për t’u lumturuar. Ju hyni në historinë e Madridit si një nga mitet e mëdha. Ju keni arritur gjithçka. Ju e përfunduat kohën tuaj te Real Madrid me “Topin e Artë”. Të dashur miq, sot po largohet një nga futbollistët më të jashtëzakonshëm në historinë tonë. Një shëmbull i sjelljes dhe profesionalizmit në klubin tonë. Si president më duhet të të them se gjatë gjithë këtyre viteve nuk do të vendosja një “por” në sjelljen tënde.
Faleminderit, Karim, për këtë histori dashurie futbollistike që tashmë kemi jetuar së bashku dhe që tashmë është e përjetshme” , kështu e mbylli fjalën e tij Florentino Perez./ h.ll/abcnews.al