Kryeministri Edi Rama, nëpërmjet një postimi në Facebook, njofoi se më shumë se 19 mijë fermerë janë pajisur me kartën e naftës për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi. falë Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023. Kjo masë vjen në kuadër të Skemës Kombëtare të Mbështetjes 2023.
“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se ndërkohë që kemi rritje të mëtejshme të eksporteve bujqësore, deri tani 19,412 fermerë janë pajisur me kartën e naftës baraz me një sasi prej 4,138,198 litrash, për kryerjen e punimeve të mekanizuara në bujqësi në një proces që vijon me furnizim me Naftë Falas nga Skema Kombëtare e Mbështetjes 2023, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Skema kombëtare ofron nëntë masat mbështetëse, me zero dokumente dhe zero kosto dhe që mbulon pothuajse gjithë sektorët: blegtori, bletari, bimë mjekësore, ferma organike, certifikim Global GAP. Fermerët aplikojnë online në portalin e-Albania, për një nga nëntë masat mbështetëse që ofrohen./abcnews.al