Pas përfundimit të sezonit, dukej se bordi i “kuqezinvje” të Milan do të fokusohej te merkatoja e verës, mirëpo në mënyrë të papritur, drejtori sportiv i “djajve” të Milano, Paolo Maldini mund t’i japë “divorcin” skuadrës së tij të zemrës.
Takimi mes Maldinit dhe krerëve të klubit që u zhvillua këtë të hënë duket se nuk ka shkuar aspak mirë dhe shkak është bërë bërë kërkesa për më shumë autonomi në vendosjen e objektivave të radhës nga ish-kapiteni i “kuqezinjve”.
Raportimet më të fundit të mediave italiane theksojnë se palët kanë diskutuar jo vetëm buxhetin e merkatos, por edhe kërkesën për të marrë më shumë vendime, kërkesa këto që nuk janë pranuar nga Presidenti i Milan, Gerry Cardinale. /i.m /abcnews.al