Eksperti i Ballkanit Oliver Jens Schmitt ka thënë se dhuna është përshkallëzuar në veri të Kosovës.
Në një intervistë të dhënë për mediat gjermane ai është shprehur se trazirat janë drejtuar nga Serbia fqinje, dhe sipas tij politika aktuale perëndimore ndaj Serbisë është e gabuar.
“Prej disa ditësh kanë ndodhur trazira masive në pjesën veriore të vendit. Situata u përshkallëzua veçanërisht të hënën, serbët e veriut dhe ushtarët e NATO-s nga trupat mbrojtëse të KFOR-it, të cilët duhet të sigurojnë stabilitetin në vend, bënë një betejë rruge. Si pasojë e përplasjes janë lënduar 30 ushtarë dhe rreth 50 serbë u plagosën”, ka thënë ai.
Schmitt ndër të tjera aka theksuar se drejtuesja kryesore e trazirave ishte Serbia dhe sipas tij tashmë këto ngjarje janë një dhuratë e madhe politike për Vuçiç, i cili po përballet dhe me disa demonstrata në Beograd.
“Po, veçanërisht në lidhje me situatën e brendshme politike në Serbi. Në javët e fundit ka pasur demonstrata masive të krahasueshme me ato që çuan në përmbysjen e presidentit të atëhershëm Sllobodan Millosheviç para më shumë se 20 vjet. Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ndodhet nën presion të madh. Ngjarjet aktuale në Kosovë janë një dhuratë politike për të. Ai tani vetëm mund të thotë: bashkatdhetarët tanë janë në rrezik, ne tani duhet t’i bashkojmë radhët. Në këtë drejtim, ai vuri në lëvizje të gjitha levat, ai e disloko ushtrinë në kufi dhe i përdori banditë e tij kundër trupave të KFOR-it”, ka thënë ai.
Eksperti thekson se personat që u përplasën me forcat e KFOR nuk janë civilë, por shpesh janë aktivistë të njohur dhe është e qartë që qeveria e Vuçiçit mban struktura paralele në zonat e kontrolluara nga serbët në Kosovë.
Në lidhje me komentetet e ndërkombëtarëve ai ka theksyar se Franca, para së gjithash, e sheh përgjegjëse qeverinë kosovare, por edhe fuqia mbrojtëse, SHBA, u shpreh qartë si dhe i bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti për qetësi.
“Kurti është konsistent dhe nga këndvështrimi i tij ai vepron vetëm logjikisht. Ai kishte mbajtur zgjedhjet, ndërsa popullsia serbe nuk mori pjesë, por pakica e vogël e qytetarëve shqiptarë në këto zona mori pjesë. Ky është sigurisht një qëndrim legalist. Edhe pse zgjedhjet u mbajtën në mënyrë demokratike, Kurti i shoqëroi kryebashkiakët në zona me polici. Kjo nuk është saktësisht de-përshkallëzim. Kurti u zgjodh me një premtim për të zbatuar sundimin e ligjit. Ai ndryshon në këtë raport mea paraardhësit e saj. Për të, kjo është çështje principi.
Sigurisht që problematike për Kurtin është se ai është tani kryeministri i parë kosovar që rrezikon një konflikt me Shtetet e Bashkuara, fuqinë mbrojtëse të vendit të tij. Kjo sigurisht që mund ta dobësojë atë brenda vendit, edhe nëse opozita aktualisht është pak e dukshme. Franca është më pak e rëndësishme për çështjen: qeveritë e saj nuk kanë qenë shumë të përfshira në Ballkanin Perëndimor, gjithmonë kanë qenë të kujdesshme ndaj shqiptarëve të Kosovës. Më duket e habitshme që SHBA-të dhe Franca tani janë relativisht të njëanshme duke fajësuar Kosovën dhe mezi kritikojnë Serbinë”, është shprehur ai.
Gjithashtu ai ka komentuar edhe marrëdhënien që ka Serbia me Rusinë ku ka theksuar faktin se ngjarjet dhe tensionet në veri të Kosovës janë një dhuratë për të.
“Për Rusinë, ky përshkallëzim është një dhuratë. Kremlini është i interesuar të hapë sa më shumë fronte kundër BE-së. Dhe Serbia po luan së bashku. Vuçiç i mban të zbehta konfliktet në Ballkan, jo vetëm në Kosovë por edhe në Bosnje-Hercegovinë. Kështu që Perëndimi do të ishte mirë që ta vlerësonte këtë sistem në mënyrë të paanshme dhe të merrte parasysh se kush po mbahet në pushtet, me shpresën e paqartë për zgjidhjen e konfliktit të Kosovës – gjë që nuk ka ndodhur në të gjitha këto vite. Në fund të fundit, Perëndimi mbështet një sundimtar autoritar me marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Kinën, i cili vazhdon të provokojë Perëndimin. Me sa duket, kjo është pranuar si dëm kolateral me shpresën se ky njeri do të jetë më i aftë se forcat e tjera politike në Serbi”, ka thënë eksperti./abcnews.al