Vetëdorëzohet në polici autori që tentoi të vrasë me armë zjarri një 48-vjeçar. Ngjarja ndodhi katër ditë më parë në lagjen nr. 6 të qytetit. 28-vjeçari është paraqitur në komisariatin e Korçës sëbashku me avokatin e tij.
Ai ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim, mbetur në tentativë” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”. I riu tentoi të vrasë me kallashnikov për motive të dobëta 48-vjeçarin.
Ky i fundit mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën. Gjatë marrjes në pyetje nga Specialistët për Hetimin e Krimeve, autori ka treguar edhe vendin ku kishte hedhur armën e krimit, dhe automjetin tip “BMW”./ABC News Albania 24/7