25 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për trafikim droge dhe armësh. Operacioni i koduar “Gentelman 2” ka shtrirë hetimet në Itali e në disa vende të BE-së. Hetimet janë kryer nga një skuadër e përbashkët italiane, gjermane, belge dhe nën koordinimin e Eurojust.
25 personat ndaj të cilëve janë ekzekutuar masat e ndalimit akuzohen për pjesëmarrje në aktivitet kriminal, trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike dhe armësh. Siç raportojnë mediat italiane, mëngjesin e sotëm është ekzekutuar edhe urdhëri i sekuestrimit të pasurisë me vlerë 3.8 milionë euro./abcnews.al