Të dhëna të reja në lidhje me skandalin Katargate kanë dalë në dritë, ku sipas informacioneve janë tërhequr shumë të mëdha parash nga Ambasada e Katarit në Bruksel.
Konkretisht, më 13 dhjetor dhe më pas më 21 dhjetor 2022, pak ditë pas “valës” së arrestimeve dhe ekstradimeve të shkaktuara nga Katargate, Njësia e Inteligjencës Financiare e Belgjikës (CTIF) raportoi para prokurorëve federalë një sërë incidentesh, duke përfshirë tërheqje të mëdha parash nga stafi i ambasadës së Katarit në Bruksel dhe nga ambasadori Mauritanian.
Sipas raportit, nga dy nga llogaritë e ambasadës së Katarit në bankën KBC u tërhoqën midis janarit 2020 dhe dhjetorit 2021, 252,815 € dhe 49,545 €. Në disa raste, nga bankat tërhiqeshin në ditë shuma prej 10 mijë eurosh.
Më pas nga shkurti deri në dhjetor 2022, e para nga këto llogari vazhdoi të tërhiqte para në vlerë totale prej 124,734€.
/abcnews.al