Një 33 vjeçar është arrestuar në Morinë për trafikim të lëndëve narkotike. Policia njofton se i riu ishte pasagjer në një automjet taxi, në të cilën u gjetën 4 pako me lëndë të dyshuar narkotike ekstazi.
Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Kukës arrestuan në flagrancë 33 vjeçarin, banues në Zyrih, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.