Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Lista Serbe përsërit kushtet për ndërprerjen e protestave

schedule14:10 - 2 Qershor, 2023

schedule 14:10 - 2 Qershor, 2023

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, ka përsëritur kërkesat që sipas tij duhet t’i plotësojë Qeveria e Kosovës në mënyrë që të ndërpriten protestat në veri.

Duke folur para gazetarëve, Rakiç i ka ndarë kërkesat në dy faza ku faza e parë sipas tij është tërheqja e policisë nga komunat e veriut, lirimi i të gjithë të arrestuarve nga protestat, dhe që kryetarët e zgjedhur shqiptarë të mos shkojnë në objektet komunale.

Ndërsa faza e dytë sipas tyre është tërheqja e njësisë speciale nga veriu i Kosovës, formimi i Asociacioni si dhe ndërprerja e procedurave gjyqësore ndaj të gjithë të dyshuarve, duke përfshirë këtu edhe të arrestuarit e protestës./kosovapress

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!