U zgjodh më i miri në Londër, kush është berberi shqiptar që qeth kryeministra dhe personazhe të njohur

schedule11:24 - 2 Qershor, 2023

schedule 11:24 - 2 Qershor, 2023

Siliano Marko është berberi i famshëm shqiptar që është zgjedhur më i miri mes 60 kunkurentëve në Londër. Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar se ishte vetë publiku që e përzgjodhi dhe në fillim kur e telefonuan, nuk donte të merrte pjesë, pasi nëna e tij ishte e sëmurë.

Është një kompeticion që zhvillohet çdo vit në Londër dhe aty na kanë marrë në telefon dhe na kanë thënë që jeni të nominuar për berberin e vitit. Aty marrin pjesë 60 berbera nga të gjitha zonat e Londrës dhe është publiku ai që i vendos të nominuarit. Na kanë përzgjedhur, ne nuk kemi aplikuar. Ne tregojmë punën tonë, historinë e dyqanit dhe juria vendos cilët do të jetë fituesi në fund.

Të them të vërtetën kur na morën në telefon, isha pak me dy mendje të merrja pjesë apo jo, sepse kam pasur mamin sëmurë dhe analizat nuk na dolën aq mirë. Por më mbrapa, vendosa ta fitoj për atë dhe kështu ndodhi. U munduam me gjithë ato sforco dhe më në fund ia dolëm”, u shpreh Stiliano.

Më tej, ai tregoi edhe si e nisi karrierën tij në Greqi, ku për 5 vite punoi në një sallon super luksoz, në të cilin qethte njerëz nga më të famshmit.

“Unë e kam mësuar zanatin në Tiranë në 2010. Jetoja më përpara në Greqi, kam shkuar në Shqipëri prap dhe përveç se kam mësuar zanatin, e kam ushtruar zanatin nja 1 vit. Më mbrapa, jam detyruar të shkoj prap në Greqi, aty kam punuar në një berberane super luksoze, ku vinin njerëz shumë, shumë të njohur, nga ish-kryeministra. Aty kam ndejtur rreth 5 vjet dhe më pas kemi ardhur në Londër”, tregoi berberi./abcnews.al