Të arrestuarit në qelitë e burgjeve të Haitit jetojnë në “kushte çnjerëzore” ka pretenduar një OJQ për të drejtat e njeriut, pasi agjencitë e zbatimit të ligjit mbështeten në burgjet e improvizuara mes pasigurisë dhe problemeve me sistemin e drejtësisë.
Në gjashtë stacione policie që janë vizituar nga anëtarët e Rrjetit Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (Réseau national de défense des droits humains, RNDDH), në Prefekturën Perëndimore, kushtet ishin “alarmante”, tha organizata.
Organizata bëri thirrje për ndërhyrjen e menjëhershme të sistemit gjyqësor, i cili prej vitesh po përballet me vështirësi të mëdha dhe së fundmi stafi i tij ka hyrë në grevë duke kërkuar kushte më të mira pune.
Ata po përjetojnë “kushte çnjerëzore, degraduese në qendra paraburgimi të pista të mbipopulluara dhe mbytëse që janë shndërruar në burgje, pavarësisht se ato nuk janë ndërtuar dhe as të pajisura për këtë qëllim,” shtoi RNDDH.
Shumë të burgosur në Port-au-Prince nuk janë lejuar të presin vizitorë, që do të thotë se ata nuk marrin ushqim dhe ujë që zakonisht sillen nga të afërmit, tha OJQ.
Përveç burrave, në këto kushte të tmerrshme vuajnë edhe 38 gra. Rrjeti Kombëtar për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut theksoi se një nga të burgosurat ishte shtatzënë. Në muajin e tetë, ajo u dërgua në spital për analiza dhe u konstatua se fetusi kishte vdekur dhe jeta e saj ishte në rrezik.
Një grua tjetër, gjashtë muajshe shtatzënë, nuk është vizituar nga asnjë mjek që kur u arrestua në janar, tha ai.
Megjithëse stafi po bën përpjekje për të zhvendosur njerëzit e burgosur në departament, OJQ-ja vazhdoi, shumë nga burrat janë në pritje të gjykimit ose urdhrave të gjykatës, ndërsa për disa gra është e pamundur zhvendosja në burgje të tjera për shkak të sulmeve nga bandat.
Midis janarit dhe prillit 2022, Kombet e Bashkuara raportuan 54 viktima për shkak të kequshqyerjes në burgjet e Haitit.
Aktiviteti i bandave që policia nuk është në gjendje ta trajtojë ka shkaktuar një krizë humanitare në vendin më të varfër të hemisferës perëndimore, duke zhvendosur një pjesë të madhe të popullsisë, dhjetëra mijëra njerëz.
/abcnews.al