Teksa jemi vetëm disa ditë nga finalja e kompeticionit më të rëndësishëm evropian për klube, UEFA Champions League, e cila këtë sezon do të luhet mes Interit dhe Manchester City-t në Stamboll.
Trajneri i ekipit italian, Simone Inzaghi e pranon se Interi nuk vjen në këtë finale si ekipi favorit përballë kampionëve anglez të Manchester City-t.
Finalja do të luhet më 10 qershor, me ekipin e Gaurdiolas që duket me pranë se kurrë fitimit të trofeut të parë të këtij kompetecioni, edhe pse vitet e fundit i ka shkuar shumë pranë, nuk ia ka dalë.
“Sigurisht që nuk po e nisim si favoritë, por kjo është ajo që e bën futbollin kaq të mrekullueshëm,” u shpreh Inzaghi.r.t/abcnews.al