Sulmet në territorin rus/ Ekspertja: Putini do e përdorë si argument për të përshpejtuar mobilizimin ushtarak

schedule20:45 - 1 Qershor, 2023

schedule 20:45 - 1 Qershor, 2023

Ekspertja Enika Abazi tha se presidenti rus, Vladimir Putin do i përdorë suolmet në territorin e Rusisë, si argument për të përshpejtuar mobilizimin ushtarak.

Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Abazi u shpreh se Putini ende gëzon një popullaritet të madh në Rusi.

“Këto sulmet në territorin rus, do të japin një argument Putinit që të përshpejtojë me sukses mobilizimin ushtarak, sepse popullsia duke u ndjerë e rrezikuar, atëherë do të mobilizohet për mbrojtjen e atdheut. Deri tani, nuk ka pasur luftë në territorin evropian, nuk janë vrarë bij të Francës, Gjermanisë, Zvicrës dhe popullsia pranon me kënaqësi që të paguajë financiarisht, në mënyrë që të zgjidhet një problem që tashmë në Evropë është bërë një problematikë, siç është sulmimi i një territori të huaj.

Të dhënat thonë që Putini gëzon ende një popullaritet të madh në Rusi dhe narrativa që ai ka ngritur, patriotizmi, kërcënimi që përballet Rusia me mobilizim të të gjithë Perëndimit të rreshtuar pas Ukrainbës, ka ndikuar në popullin rus dhe nuk ka çuar në atë që Perëndimi priste, që populli do ngrohej kundër Putinit”, theksoi ajo./abcnews.al