Një këmbësore është lënduar këtë të martë pasi u përplas nga një automjet. Ngjarja ndodhi rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” në kryeqytet.
Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, e lënduara, rreth 50 vjeç, është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë drejtuesja e mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore. Gjithashtu është ngritur edhe një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkaqet e plota të këtij aksidenti.
Ndërkohë më herët gjatë mëngjesit të së martës pati një tjetër aksident. Kësaj here ngjarja ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shkodër. Mësohet se dy makina u përplasën me njëra-tjetrën tek kryqëzimi i Blinishtit. Për pasojë mbetën të plagosur tre persona.
Edh për këtë rast është ngritur një grup hetimor që po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit./abcnews.al