NATO bllokon trafikun ajror/ “Air Defender”, stërvitja më e madhe në histori

schedule14:56 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:56 - 1 Qershor, 2023

Stërvitja më e madhe ajrore në historinë e NATO-s , “Air Defender 2023”, do të zhvillohet në hapësirën ajrore të Gjermanisë nga data 12 deri më 24 qershor, me pjesëmarrjen e 25 vendeve anëtare të Aleancës.

Një peshë e veçantë do t’i kushtohet aftësisë për të reaguar menjëherë dhe veçanërisht në rastin e aktivizimit të nenit 5, për një reagim kolektiv në rast të një sulmi kundër një aleati.

AD23 përfshin 220 avionë dhe 10,000 personel nga 25 shtete anëtare të NATO-s, nën komandën e Forcave Ajrore Gjermane. Do të marrin pjesë forcat ajrore nga Belgjika, Bullgaria, Britania, Franca, Gjermania, Danimarka, Greqia, Estonia, SHBA, Japonia, Spanja, Italia, Kroacia, Letonia, Luksemburgu, Norvegjia, Hungaria, Polonia, Rumania, Suedia, Sllovenia, Turqia, Republika Çeke dhe Finlanda.

Operacionet do të zgjasin dy deri në katër orë në ditë, gjatë të cilave, për arsye sigurie, nuk do të lejohen fluturime civile. Stërvitjet nuk do të zhvillohen gjatë natës dhe fundjavës.

Avionët e parë luftarakë kanë mbërritur tashmë në Gjermani përpara stërvitjes.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!