FOTO/ Gjobë dhe tritol biznesit në Tiranë, ky është 46-vjeçari që terrorizoi biznesmenin italian

schedule14:57 - 1 Qershor, 2023

schedule 14:57 - 1 Qershor, 2023

TIRANË- Personi që shihni në foto është Edmond Arapi, i cili u arrestua bashkë me një 16-vjeçar për vendosjen e eksplozivit në një biznes fason në Tiranë, në pronësi të biznesmenit italian Roberto Del Gaido.

Arapi përdori të miturin kundrejt një shume monetare prej 100 mijë lekësh që t’i vinte lëndë eksplozive biznesit në zonën e Freskut. Kjo të paktën u konfirmua nga dëshmia që 16-vjeçari ka dhënë para grupit hetimor.

Gjithashtu, ABC News raportoi më herët se Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Del Gaido duke e kërcënuar disa herë që nëse nuk do ta paguante këtë shumë, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani e kishte refuzuar./n.m.abcnews.al