Eurodeputetët, skeptikë nëse Hungaria meriton të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së

schedule13:55 - 1 Qershor, 2023

schedule 13:55 - 1 Qershor, 2023

Hungaria pritet të marrë presidencën e radhës të Këshillit të BE-së në gjysmën e dytë të vitit 2024. Megjithatë, sipas Parlamentit Europian, vendi mund të mos i përmbushë në mënyrë të besueshme detyrat që lidhen me presidencën e radhës për shkak të përpjekjeve të qëllimshme dhe sistematike të qeverisë për të minuar vlerat themelore të bllokut.”

Ky rol nuk ka kompetenca ekzekutive, por lejon vendin e përzgjedhur të përcaktojë agjendën, të presë takimet, të drejtojë negociatat, të hartojë tekste kompromisi dhe të organizojë votimet për dosjet legjislative.

Në një rezolutë jodetyruese të miratuar të enjten pasdite, eurodeputetët ngritën dyshime nëse Budapesti, i cili ka qenë prej kohësh nën vëzhgim për shkeljet në zbatimin e ligjit, mund të mbajë përgjegjësi të tilla të nivelit të lartë.

Hungaria e mbajti për herë të parë presidencën në gjysmën e parë të vitit 2011. Parlamenti Evropian “vë në dyshim se si Hungaria do të jetë në gjendje ta përmbushë këtë detyrë në mënyrë të besueshme në vitin 2024, duke pasur parasysh mospërputhjen e saj me ligjin e BE-së dhe vlerat e parashikuara në nenin 2 (të traktateve të BE-së), si dhe parimin e bashkëpunimit të sinqertë. ”, thuhet në rezolutë.

Kështu, ligjvënësit i kërkojnë Këshillit të BE-së, të gjejë një “zgjidhje të duhur sa më shpejt të jetë e mundur”, të cilën ata nuk e specifikojnë.

“Parlamenti mund të marrë masat e duhura nëse nuk gjendet një zgjidhje e tillë”, thuhet më tej në rezolutë pa dhënë detaje të tjera.

/abcnews.al