Hetim për autoritetin e dosjeve, Daci: Gjykata të tregohet neutrale në vendimin e saj

schedule13:36 - 1 Qershor, 2023

schedule 13:36 - 1 Qershor, 2023

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi fillimin e hetimeve ndaj Autoritetit të Dosjeve, i paditur nga ish presidenti Ilir Meta, pasi i publikuan një dosje ku akuzohej si politikan i nivelit pjesë e ish Sigurimit të Shtetit.

Avokati Jordan Daci në një lidhje për “Tirana Live”, është shprehur se një vendim I tillë ka treguar maturi nga Gjykata.

Sipas tij është me rëndësi që çdo çështje të hetohet dhe shihet në fund nëse është apo jo fajtor dikush apo hetimi do të pushohet.

Prokuroria është e detyruar që të zbatojë vendimin e gjykatës, dhe vendimi për mos fillimin bëhet në rastet kur haptazi bëhen që konstatohet se nuk ekzisto vepra penale.  Në rastin konkret vetë natyra e akuzave kërkon një hetim dhe në fund mund të rezultojë dhe i pafajshëm, port ë thuash se nuk hetohej përbën një shkelje. Në këtë kuptim është krejt në rregull që të hetohet rasti dhe në fund mund që të pushohet çështja.

Në bazë të ndryshimit të ligjit të bërë një vit më parë është deklasifikuar i gjithë informacioni që u përket dosjeve dhe autoriteti ka të drejtë që me kërkesa të bëjë të mundur hapjen dhe dhënien e informacionit. Ky ligj I ndryshuar pas momentit për këtë kërkesë është një lloj dekraminalizimi. Praktikisht ligji i ri zhbën rëndësinë e atyre dhe që kanë nxjerrë informacionin, për këtë mund të thuhet nga ana e prokurorit që u konstatuan problem dhe pushohet çështja ose në të kundër një person të japë detaje. Në fund mund të kemi kërkesë për pushim, por me kërkesë të Apelit duket se do të kemi një hetim në lidhje me këtë dhe në fund do të shikojmë nëse do të pushohet apo do të çohet për gjykim çështja”, ka thënë avokati.

Ndër të tjera ai është shprehur se nuk është dakord me hapjen e dosjeve pasi sipas ligjit ka disa probleme dhe hapja apo dhënia e informacionit mund të riviktimizojë disa persona që kanë qenë viktima për një periudhë 45 vjeçare.

“Projektligji për mua pati problem, së pari viktimizonte njerëzit që janë riviktimizuar, duke qenë viktima për një periudhë 45 vjeçare, nga ligji nuk u kuptua se do të bëhej sërish riviktimizimi i tyre, nuk u bë një ndarje mes njerëzve të thjeshtë dhe atyre me funksione publike, dhe ligji hap pas hapi kërkon që të orientojë autoritetin ku gjendet informacioni dhe ku është që ta kërkoj dhe ta japin. Nuk do të ketë hapje dhe nuk ka hapje dosje ndaj nuk kemi dhe raste në lidhje me këtë. Faktori njeri nuk garanton garanci dhe mënyra si është shkruar ligji mund të kemi hapje ose hapje në disa raste që nuk kanë interes, dhe për mua nuk do të ishte e drejtë të bëhej një hapje e plotë e këtyre dosjeve për të mbrojtur viktimat që të mos riviktimizohen prap. Ligji lë vend për goditje të disa personave të caktuar”, ka thënë Daci.