Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një shkollë të mesme në Skoci, ku një profesor është sulmuar brutalisht nga një djalë 13-vjeç, ku si pasojë ka ngelur pa ndjenja.
Mediat e huaja shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një javë më parë në shkollën Taylor në Motherwell të Skocisë, ku shihet profesori rreth 60 vjeç duke i shtrirë në korridorin e shkollës, pasi ishte sulmuar nga një nxënës.
Në video shihet profesori i rrethuar nga kolegët e shqetësuar, dhe nxënësit që ishin aty përreth dhe shikoni me habi.
Në anën tjetër, nga policia skoceze është bërë e ditur se djaloshi është arrestuar dhe akuzohet për sulm fizik ndaj profesorit duke pranuar në gjykatë se ka goditur profesorin.
Ngjarja ndodhi disa ditë, pasi një rast i ngjashëm shokoi opinionin në Skoci. Bëhet fjalë për tre profesoresha të një shkolle tjetër të mesme, Jonhstone, që u sulmuan nga një nxënës 16-vjeç dhe si pasojë përfunduan në spital me lëndime trupore./abcnews.al