DETAJE/ “Dua 100 mijë euro, ose ndryshe…”, si u kërcënua biznesmeni italian që i vunë tritol në fasoneri

schedule10:52 - 1 Qershor, 2023

schedule 10:52 - 1 Qershor, 2023

TIRANË- Detaje të reja mësohen për ngjarjen e shpërthimit me tritol në fasonerinë në Fresk, në pronësi të biznesmenit italian.

Gazetarja Xhensila Kodra, raporton se 46-vjeçari Edmond Arapi i kishte vënë gjobë prej 100 mijë euro italianit Roberto Del Gaido dhe e kërcënuar disa herë që nëse nuk do ta paguante këtë shumë, do të ishte i rrezikuar, por vetë italiani kishte refuzuar.

Dyshohet se gjoba të jetë vënë për shkak të ndonjë konflikti të brendshëm që italiani dhe 46 vjeçari të kishin për fasonerinë.

Për këtë ngjarje është arrestuar 46-vjeçari Edmond Arapi dhe një 16-vjeçar. Ky i fundit ka deklaruar para hetuesve se Arapi i kishte dhënë 100 mijë lekë për të vënë lëndën shpërthyese në derën e fasonerisë, në pronësi të italianit.

Biznesmeni italian pas ngjarjes është larguar drejt Italisë dhe në dëshminë e para menjëherë pas ngjarjes ai ka dhënë disa emra, me të cilët ka pasur mosmarrëveshje sa i takon veprimtarisë në fushën e biznesit. Gjithsesi do jenë hetimet e plota ato që do hedhin dritë për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!