“Euro do vijojë zhvlerësimin”, eksperti: Një ndër faktorët, sezoni turistik

schedule14:18 - 31 Maj, 2023

schedule 14:18 - 31 Maj, 2023

Për ekspertin e ekonomisë, Ilir Ciku zhvlerësimi i euros do të vijojë edhe në muajt në vijim. Në emisionin ‘Sheshi i Dollarit’ me Genta Dobrën në ABC Neës, Ciku listoi një sërë faktorësh që ndikojnë në zhvlerësimin e monedhës europiane.

“Nuk e kam parë të lidhur me zgjedhjet zhvlerësimin e euros. Ka kohë që ka nisur nuk i përket vetëm asaj c’ka po ndodh në Shqipëri. Euro ka një zhvlerësim që shkon në 20 %. Kjo lidhet me shumë faktorë, fluksi në rritje i turizmit pa dyshim që ka ndikim. Në mars e prill ka një rritje galopante krahasuar me vitin e kaluar. Pavarësisht kostos që shkakton është një e ardhur që hyn në Shqipëri.

Më duhet të theksoj faktin që sistemi ynë është i bazuar te dy monedhat lek dhe euro, është një moment i përshtatshëm për rikthimin e syve drejt lekut.

Sezoni turistik sapo ka nisur, nëse do vijojë me të njëjtat shifra pritshmëritë janë të tilla, euro do vijojë të zhlerësohet.

Një modelim i zhvlerësimit mund të bëhet nga BSH për të dhënë pritshmëritë.” u shpreh ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!