Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen sapo ka folur në konferencën e sigurisë në Bratislavë. Ajo tha se anëtarët e NATO-s duhet t’i japin Ukrainës garanci sigurie në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Me pritjen e samitit të NATO-s në Vilnius që do të mbahet në korrik, debati po intensifikohet se çfarë garanci sigurie mund t’i jepen Ukrainës, duke mos arritur anëtarësimin e plotë, diçka që shihet si e pamundur ndërsa Ukraina do të jetë në luftë me Rusinë.
Presidentja e BE-së, pa hyrë në detaje, tha se mund të përdoren shembuj nga historia për statusin e ardhshëm të sigurisë të Ukrainës, një referencë e mundshme për pozicionin e neutralitetit të miratuar nga Finlanda pas Luftës së Dytë Botërore deri në anëtarësimin e saj në BE.
Von der Leyen tha është e nevojshme të theksojmë mbështetjen e Ukrainës për një kohë të gjatë.
Ajo përjashtoi edhe një herë një plan paqeje me Rusinë bazuar në një konflikt të ngrirë, duke thënë se kërcënimi i një përsëritjeje të pushtimit rus do të marrë fund vetëm kur e gjithë ushtria dhe pajisjet ruse të largohen nga toka ukrainase.
Ajo shtoi se BE-ja e kishte kuptuar se nuk mjaftonte që BE-ja t’i thoshte Ukrainës se dera është e hapur për anëtarësimin eventual të Ukrainës në BE, por duhet të ndërmerren hapa aktivë nga vetë BE-ja për të qenë më pranë shteteve aplikante./abcnews.al