Nga Edvin Kulluri
“Duhet gjetur gjuha me cdo demokrat duke nisur nga une i pari” thote Kellici, ish kandidati me humbjen me te rende ne Tirane qe nga zgjedhjet e 2000 me Besnik Mustafajn!
Po mire, ndonje pergjegjesi ndiejne keta qe humben me ndergjegje?! Si mundet te gjejne gjuhen njerez qe kane shkelur cdo parim bashkejetese demokratike dhe qe nuk perfaqesojne asnje vizion politik pervec sherbimit ndaj kryetarit dhe interesave okulte financiare?’
Rritja e PD vjen vetem permes rikthimit te besimit te votuesve dhe jo pazareve me “gjetje gjuhe” dhe “bashkimeve mekanike” qe nuk cojne askund!!!
Po shprehjet “fitorja eshte e sigurt” ku perfunduan?! E mira eshte qe Rithemelimi dhe Vula te vazhdojne rrugen e tyre duke i rene murit me koke cdo 2 dhe 4 vite! Sepse jane e njejta prerje qe e dijne opoziten monopol te Berishes, Bashes dhe rrethit te servileve te dobishem!
PD nuk ka reflektuar as edhe nje dite qe nga dalja ne opozite! Perkundrazi cdo here qe nis nje debat i brendshem, “udheheqesit” kane gati listen e “armiqve te brendshem”, “te shiturve tek rregjimi” dhe brockulla te tjera qe jane remineshenca komuniste ne partine qe rrezojne komunizmin!!! Dhe kjo histori vazhdon qe nga viti 1992! Ky cikel, kjo mendesi, kjo sjellje autokratike nuk ecen me! E as bashkimet mesa duket hipokrite si ai i 2005! PD nuk ekziston dot me nen moton “shtyje ta shtyjme”! Boll eshte boll! 3 breza politikanesh kane goditur, shkaterruar e margjinalizuar. Hapsira per tu ringritur eshte zero me keta personazhe butaforike qe para zgjedhjeve bejne luanin e pas humbjeve dhelpren!
Ajo sigel, ajo parti nuk i duhet me askujt qe eshte i djathte! Ta mbajne ata qe e sakatuan, lodhen, percane e ne fund e zvogeluan ne kufijte e tragji-komedise! Ne nje parti qe nuk ka debat, gare dhe vote e qe ka tradhetuar pronen private, anti-komunistet e shtresen e mesme nuk shkel as edhe nje njeri normal! Vazhdoni rrotullohuni ne vend per te kafshuar bishtin tuaj se humbjen e ardhshme do e keni akoma me turperuese! Ju nuk perfaqesoni as te djathte e as voten gri! Ju perfaqesoni vetem veten dhe ca tifoze qe midis idhujve dhe arsyes e besimit kane zgjedhur te paret!
Rruge te mbare dhe suksese ne jete! Dhe mos harroni te bashkoheni me Albinin ne luften kunder imperializmit amerikan!