“Të gjithë mendojnë se City do të fitojë, por kujdes. Së pari, çdo gjë mund të ndodhë në një finale dhe nuk është një klishe. Së dyti, dhe kjo është edhe më e rëndësishme, kur luan kundër një ekipi si Interi që ka një sistem loje kaq të saktë, i identifikuar dhe i testuar, me 5 mbrojtës, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues, gjithçka bëhet shumë e vështirë”.
Kështu ka paralajmëruar Sergio Busquets Pep Guardiolën, trajnerin e dikurshëm në radhët e Barcelonës, në funksion të finales së Champions League më 10 qershor në Stamboll.
“Interi mund të mos krijojë shumë raste, por ata luajnë me dy sulmues kundër dy qendërmbrojtësve dhe aty, në këtë situatë, e shoh Interin të aftë për të dëmtuar Cityn. Çdo gjë mund të ndodhë”, theksoi përsëri mesfushori spanjoll./ h.ll/abcnews.al