Plagosja e ushtarëve, mjekët ushtarakë nga Hungaria udhëtojnë drejt Kosovës

schedule14:49 - 30 Maj, 2023

schedule 14:49 - 30 Maj, 2023

Një ekip mjekësh ushtarakë udhëtoi nga Hungaria për në Kosovë, për t’u kujdesur dhe kthyer në shtëpi ushtarët hungarezë të KFOR-it, që u plagosën gjatë përleshjeve në Zveçan me protestuesit serbë.

Ministri i Jashtëm hungarez, Peter Szijjarto, tha se të plagosurit nuk janë në rrezik për jetën. Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, njoftoi se 30 ushtarë të tij, mes tyre 19 hungarezë dhe 11 italianë u plagosën në përleshjet e një dite më parë.

Sipas KFOR-it, tre ushtarë hungarezë janë plagosur nga përdorimi “i armëve të zjarrit”, por “nuk kanë plagë vdekjeprurëse”.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!