Kamionëve të mallrave të regjistruar në Rusi ose Bjellorusi do t’u ndalohet hyrja në Poloni, sipas agjencisë polake të lajmeve PAP. Ministri i Brendshëm polak Mariusz Kaminski nënshkroi ditën e djeshme një urdhër për të ndaluar kalimin e kamionëve në Poloni përmes kufirit të saj me Bjellorusinë.
Vendimi do të hyjë në fuqi më 1 qershor. Ka pasur një tension në rritje midis Polonisë dhe Rusisë gjatë vitit të kaluar dhe Polonia ka qenë një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.
Këtë vit, Polonia konfirmoi se do të dërgonte avionë luftarakë MiG-29 në Ukrainë për ta ndihmuar në luftën kundër Rusisë. Ky vendim e bëri Poloninë vendin e parë anëtar të NATO-s që përmbush kërkesat gjithnjë e më urgjente të qeverisë ukrainase për avionë luftarakë.
Këtë vit, një gjykatë bjelloruse la në fuqi një vendim të mëparshëm për të dënuar një gazetar me origjinë polake me tetë vjet burg, i cili gjithashtu rriti edhe më shumë tensionet midis dy vendeve.
/abcnews.al