Prej 5 sezonesh tashmë, “tulipani” i qendrës së mbrojtjes, Stefan de Vrij është pjesë e “zikaltërve” të Inter, mirëpo ky sezon duket të jetë i fundit për hollandezin, me 31-vjeçarin që i skadon kontrata aktuale në fundin e muajit qershor.
Për mundësinë e rinovimit disa fjalë i ka thënë dhe menaxheri i lojtarit, Federico Pastorello, i cili tha se aktualisht lojtarët janë të fokusuar për të diskutuar tema të tilla dhe se diskutimet do të shtyhen pas finales së madhe të Champions League, që do të zhvillohet më 10 qershor.
“Kontrata e tij është gati të skadojë, ka negociata në vazhdim me Inter, por pasi ka ende finale të Champions League për të luajtur, lojtarët janë të fokusuar në këtë. Negociatat shtyhen për pas finales në Stamboll më 10 qershor”,- u shpreh ditën e sotme, agjentin i qendërmbrojtësit hollandez. /i.m /abcnews.al