Policia zhvendos flamurin e Kosovës, protestuesit vendosin përballë atë të Serbisë në Zubin Potok

schedule10:29 - 30 Maj, 2023

schedule 10:29 - 30 Maj, 2023

Një ditë pas protestave të dhunshme të zhvilluara në veri të Kosovës, ku u plagosën 30 ushtarë të KFOR, këtë të martë duket se dita ka nisur e qetë.

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Kosovës kanë hequr flamurin e Kosovës nga hyrja e objektit të Komunës së Zubim Potokut dhe e kanë vendosur një kat më lartë.

Nga ana tjetër protestuesit që janë para objektit të komunës e të cilët janë në numër më të vogël se sa dje, kanë vendosur flamurin serb në një shtyllë pranë komunës./KosovaPress