Jo vetëm titullin kampion, “bavarezët” kërkojnë t’i “rrëmbejnë” Dortmund “arkitektin” e krahut të majtë

schedule21:04 - 29 Maj, 2023

schedule 21:04 - 29 Maj, 2023

Prej 7 sezonesh me fanellën e “verdhezinjve” të Borussia Dortmund, duket se ardhmja e anësorit portugez të mbrojtjes, Raphael Guerrerio është larg “Signal Iduna Park”, me 29-vjeçarin, që pritet të largohet si lojtarë i lirë nga Dortmund, pas skadimit të kontratës aktuale, më 30 qershor.

Për “aventurën” e tij të re, gazetari i mirënjohur i Sky Sport, në Gjermani, Floria Plettenberg raporton se “bavarezët” e Bayern Munich prej kohësh kanë shprehur interesimin e tyre për portugezin dhe me largimin e Joao Cancelo, pas përfundimit të huazimit 6 mujorsh duket se Guerrerio është zgjidhja “perfekte”.

Bisedimet me lojtarin nisën që para pushimit të dyfishtë nga puna të CEO-s së Bayern Munich, Oliver Kahn dhe Drejtorit sportiv, Hasan Salihamidzic, mirëpo largimi i këtyre dy të fundit, mund të prishë marrëdhëniet e vendosura deri më tani.

Ndërkaq, kujtjomë se këtë sezon me “verdhezinjtë” e Borussia Dortmund, Raphael Guerrerio ka zhvilluar 36 performanca për gjermanët, teksa ka arritur të gjejë plot 6 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka “prodhuar” 13 asistime për shokët e tij të skuadrës. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!