Njihet si ‘enciklopedia’ e farave dhe bimëve, shqiptari lë investimet e 30 viteve për emigruar: Kam kredi

schedule11:43 - 29 Maj, 2023

schedule 11:43 - 29 Maj, 2023

Gani Hajzeri është sipërmarrësi nga Mitrovica, i cili njihet si ‘enciklopedia’ e farave dhe bimëve. Ka 30 vite që kultivon lule nga më të ndryshmet si dhe produkte bimore të tjera, të cilat janë shumë të kërkuara kudo.

Mirëpo, duket që gjërat nuk kanë shkuar aq mirë për Ganiun, pasi ai ka vendosur të largohet nga Kosova për një jetë më të mirë në emigrim.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Ganiu ka treguar se ka kredi dhe ka vendosur për një jetë më të mirë. Kjo ka bërë që shumë njerëz ta konsiderojnë një humbje shumë të madhe largimin e tij.

Janë shumë faktorë, por një nga më kryesorët është kosto e lartë e prodhimit në fermë. Të gjitha këto bimë që ne i kultivojmë në fermën tonë, janë të importuar prej Holande dhe prej vendeve të Bashkimit Europian.

Ne i bëjmë 30 vite nga momenti që kemi filluar këtë biznes, kemi filluar me forcat tonë. Si fillim kemi pasur një serë shumë të vogël për prodhimin e fidanit. Gjatë luftës gjithçka u shkatërrua dhe kur u kthyem nga emigracioni filluam prap me këto sera, me kredi, por dhe me një inovacion shumë të madh. Kemi futur për shembull tani bimë aromatike, shumë erëza të tjera.

Jam ende me kredi sepse më duhet të mbyll krejt serën se kanë interes shumë të madh për të. Ne kemi shumëllojshmëri lulesh, por bëjmë dhe paketimin e sallatave të ndryshme”, u shpreh Ganiu./abcnews.al