“Urime President Erdogan për rizgjedhjen tuaj. Mezi pres të vazhdojmë punën tonë së bashku dhe të përgatitemi për samitin e NATO-s në korrik”, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një postim në Twitter.
Rikujtojmë se çështja e anëtarësimit të Suedisë në NATO është ende në diskutim me kundërshtimet tashmë të njohura të Turqisë. Pala e NATO-s do të presë që çështja të zgjidhet nga Samiti i NATO-s më 11 dhe 12 korrik në Vilnius, Lituani.
“Ne përgëzojmë Presidentin Recep Tayyip Erdogan për rizgjedhjen e tij. BE-ja ka një interes strategjik për të vazhduar një marrëdhënie bashkëpunuese dhe reciprokisht të dobishme me Turqinë dhe të gjithë njerëzit e saj, si dhe në një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në Mesdheun Lindor.
BE-ja është e gatshme të punojë me Turqinë për të ecur drejt një marrëdhënieje konstruktive për prosperitetin dhe stabilitetin tonë të përbashkët bazuar në angazhimet për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit, të drejtën ndërkombëtare dhe stabilitetin rajonal, për të mirën e të gjithë qytetarëve tanë,” thuhet në deklaratën e përbashkët të Borrell dhe Oliver Varleyi.
/abcnews.al