Vijojnë seritë e rezultateve fantastike për 32-vjeçarin Matvei Petrov, rusi që konkuron për flamurin e Shqipërisë në eventin madhor ndërkombëtar të gjimnastikës artistike.
Pas fitimit të medaljes së bronzit në Baku në një prej gjashtë Kupave të Botës për këtë sezon, Petrov ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme edhe në sfidat e “World Challenge Cup”.
Petrov arriti të marrë të shtunën medalje ari, në kompeticionin botëror i cili u mbajt në Varna të Bullgarisë. Ai bëri një paraqitje të mahnitshme në disiplinën e kalit me doreza, duke merituar vendin e parë./ h.ll/abcnews.al