Rekord pas rekordi, “shqiponjat” e Benfica shpallen kampionë të Portugalisë për herë të 38-të

schedule09:14 - 28 Maj, 2023

schedule 09:14 - 28 Maj, 2023

Rekord pas rekordi, “shqiponjat” e Benfica shpallen kampionë të Portugalisë për herë të 38-të

Pasditen e djeshme, “shqiponjat” portugeze të Benfica u shpallën për herë të 38-të në historinë e tyre, Kampionë të Portugalisë, teksa këtë sezon arritën trifumin magjik pas një gare të “ethshme” me rivalët historikë të Porto, për gjatë gjithë edicionit.

Për të arritur suksesin e 38-të në historinë e Liga NOS, “shqiponjat” e Benfica arritën një fitore madhështore 3 me 0 ndaj Santa Clara, ku për golat menduan Goncalo Ramos, Rafa Silva e anësori i mbrojtjes, Grimaldo pas golave më minutat 7’, 28’ e 60 të lojës.

Ndërkaq, java e fundit që u zhvillua pasditen e djeshme për Kampionatin portugez njohu publikun gjithashtu dhe me ekipet e kualifikuara për në fazën e grupeve të UEFA Champions League, teksa Porto e Benfica kanë arritur të sigurojnë nga një “biletë”, ndërsa skuadra do e provojë kualifikimin për në Champions në fazën e kualifikueseve. /i.m /abcnews.al