Kryetari i Komunës së Leposaviçit, Lulzim Hetemi, ka paralajmëruar se të hënën do të shkojë në zyrë. Ai thotë se pavarësisht situatës së tensionuar, do të hyjë përsëri në zyrë ditën e hënë.
“Do të dal në zyrë të hënën. Edhe nëse situata e njëjtë përsëritet prapë, ne do të hyjmë në zyra. S’mund të na ndalojë të hyjmë në objekte të shtetit kushdo që gjuan gurë”, tha ai për Klan Kosova.
Kujtojmë se dje kryetarët e Leposaviçit, Zveçanit e Zubin Potokut u penguan nga protestuesit serbë që të hyjnë në zyrat e tyre, gjë që solli edhe përplasjen e tyre me forcat e policisë./abcnews.al