Policia greke ka shkatërruar një bandë të miturish shqip0tarë që vepronte në shitje të lëndëve narkotike dhe vjedhje në zonën e Zografou.
Mediat greke shkruajnë se janë vënë në pranga 5 të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç, studentë në EPAL në Zografou, të cilët kishin marrë nën kontroll 4 dhoma të rezidencës së vjetër studentore në Universitetin Politeknik.
Sipas mediave të rinjtë nga dhomat e marra me qira dilnin dhe kryenin grabitje dhe trafikonin drogë.
Policia pas hetimeve ka arritur të identifikojë të miturit dhe t’i arrestojë, si dhe është bërë bastisja e rezidencës së vjetër studentore në Zografou ku ata përdorën si bazë dhe fshehën drogën.
Ndër të tjera thuhet se këta të rinj kishin të njëjtën bazë studentore, ku një vit më pare, policia kishte kryer një operacion të madh për arrestimin e banditëve rreth një vit më parë, duke zbërthyer të ashtuquajturën “mafia e Universitetit Politeknik ” .
Sipas burimeve policore, të miturit, të cilët janë studentë në EPAL në Zografou, ishin aktivë në kryerjen e vjedhjeve në dyqanet e kujdesit shëndetësor dhe trafikut të drogës në zonat e Zografou, Bajron dhe Kaisariani.
Sipas informacioneve autorët e mitur kanë përdorur tre dhoma në katin e 6-të dhe një tjetër në katin e 10-të ku kanë fshehur drogën.
Në kontrollin e kryer në dhomën e katit të 10-të të shtëpisë që ata kishin zënë, 1 pako najloni me kanabis me peshë totale bruto 39 gram, 1 pako me 57 pako individuale me kanabis me peshë totale bruto 64. gram, u gjetën 1 peshore preciziteti, 2 gëzhoja gjuetie, 2 celularë.
Nga hetimet policore u zbuluan 9 vjedhje të vjedhjeve të kryera nga të mitur në dyqane, me përbërje të ndryshme çdo herë./abcnews.al