Një mjeke amerikane është gjobitur pasi zbuloi se vitin e kaluar ajo ndihmoi një vajzë 10-vjeçare t’i jepte fund shtatzënisë pasi u përdhunua, thanë autoritetet në Indiana.
Bordi Mjekësor i këtij shteti verior të SHBA-së vendosi se doktoresha Caitlin Bernard ka shkelur konfidencialitetin mjekësor duke paraqitur rastin e këtij fëmije në media pa marrë pëlqimin e vajzës ose kujdestarëve të saj.
Caitlin Bernard foli për shtyp në verën e vitit 2022 duke thënë se ajo kishte pritur vajzën në Indianapolis, kryeqyteti i Indianës, pasi kishte komunikuar me një kolege nga Ohio, ku ligji që ndalonte abortin pas gjashtë javësh shtatzëni kishte ka hyrë automatikisht në fuqi.
Por vogëlushja e dhunuar në maj kishte mbetur shtatzënë nuk mund të abortonte. Kështu ajo shkoi në Indiana, ku abortet ishin të ligjshme deri në javën e 21-të të shtatzënisë.
Por zyrtarët në këtë shtet, ku republikanët kanë shumicën, janë armiqësor ndaj të drejtave të abortit. Një ligj që ndalon pothuajse plotësisht ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë u miratua gushtin e kaluar, por mbetet i bllokuar nga drejtësia për momentin.
“Ky rast ka të bëjë me konfidencialitetin mjekësor dhe humbjen e besimit midis një mjeku dhe pacientit të tij,” tha Prokurori i Përgjithshëm i Indianës, Todd Rokita, i cili hapi një hetim kundër mjekes, duke e akuzuar atë për dështimin për të raportuar rastin e vajzës tek autoritetet siç kërkohet nga ligji vendor për rastet e abuzimit ndaj fëmijëve.
Rasti mori shumë mbulim mediatik dhe shkaktoi debate të nxehta rreth abortit që janë përçarëse në vend.
Pas më shumë se dhjetë orësh seancash, Bordi Mjekësor i Indianës vendosi të gjobisë Dr. Caitlin Bernard me 3000 dollarë, por e lejoi atë të vazhdonte të praktikonte mjekësinë, duke gjetur se doktori kishte respektuar procedurat ligjore në lidhje me dhunën në familje, të miturit.
“Është e rëndësishme që njerëzit të dinë se çfarë do të vuajnë pacientët për shkak të ligjit që ka hyrë në fuqi”, theksoi mjekja para kolegëve të saj.