Anija e parë e armatosur pa pilot nis testet detare në Turqi

schedule15:29 - 26 Maj, 2023

schedule 15:29 - 26 Maj, 2023

Prototipi i anijes së parë të armatosur pa pilot të Turqisë, ULAQ, kaloi testet detare të premten me një motor të ndërtuar në vend. Duke marrë pjesë në Panairin Ndërkombëtar Detar dhe të Aviacionit Langkawi (LIMA 2023) në Malajzi, kompania turke e industrisë së mbrojtjes “Meteksan Defense” publikoi imazhet e para të testeve detare të ULAQ.

Prototipi i fundit i ULAQ është më i madh se i pari dhe është pajisur me një motor të zhvilluar nga kompania turke e makinerive Tumosan, duke zëvendësuar motorin e mëparshëm me helikë e cila mundëson që anija të funksionojë me shpejtësi të lartë në ujëra të cekëta.

Seria ULAQ, i zhvilluar në bashkëpunim me kompanitë turke të industrisë së mbrojtjes dhe kantierin detar Ares në provincën jugore të Antalya-s të Turqisë, lundroi në det për herë të parë, treguan pamjet. Konfigurimi i parë i ULAQ pritet të dorëzohet në tremujorin e fundit të vitit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!