“Po shkonim drejt tripletës”, Matthaus: Bayern filloi të luante keq kur erdhi Tuchel

schedule09:02 - 26 Maj, 2023

schedule 09:02 - 26 Maj, 2023

Me shpresën e një dështimi të rivalëve të Borussia Dortmund, në javën e fundit të kampionatit që mund të nxirrte sërish “bavarezët” e Bayern Munich kampionë të Bundesliga, mund të themi se skuadra nga Mynihu “hodhi” poshtë gjithçka që ndërtoi në fillimin e sezonit.

Një gjë të tillë e tha dhe legjenda e Bayern Munich, por dhe futbollit gjerman, Lothar Matthaus, i cili në një koment të shkurtër për gjendjen e “bavarezëve”, tha se me Nagelsmann Bayern po shkonte drejt “tripletës” dhe gjithçka u përkeqësua në momentin kur Tuchel erdhi në “Allianz Arena”.

“Sigurisht që edhe para ndërrimit të trajnerit janë bërë shumë gabime, të cilat kanë sjellë edhe dorëheqjen. Por nën dretimin e Nagelsmann, skuadra vazhdoi të shkonte drejt tripletës dhe kur erdhir Tuchel ata filluan të luanin më keq”,- tha ish-“arkitekti” i mesfushës “bavareze”. /i.m /abcnews.al