Të shumta kanë qene telefonatat edhe këtë të premte në emisionin “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” në ekranin e ABC News.
Një qytetar ka deklaruar se Sali Berisha duhet të largohet nga skena politike, sepse është turp. Sipas tij, Berisha duhet ta lërë rehat Partinë Demokratike.
“Është për t’u habitur o burri dheut, akoma Sali Berisha. Ai duhet të largohet nga skena politike, duhet të ikë se është turp. Ne jemi demokratë, e duam Partinë Demokratike, po të iki, ta lërë rehat Partinë Demokratike”, tha qytetari./abcnews.al