Autoritetet në Serbi lirojnë tre serbë të Kosovës

schedule15:36 - 25 Maj, 2023

schedule 15:36 - 25 Maj, 2023

Autoritetet serbe i kanë liruar të enjten tre serbë të Kosovës nga paraburgimi, të cilët janë ndaluar me dyshimin se kanë punuar “kundër rendit kushtetues të Serbisë” dhe kanë synuar “ndryshim të dhunshëm të rendit kushtetues të Serbisë”.

Ivan Niniq, avokati i njërit prej të ndaluarve, Dragan Nikoliqit nga Leposaviqi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se, klienti i tij është liruar, për shkak të mungesës së provave, ndonëse një javë më parë i është vazhduar paraburgimi për 30 ditë, shkruan REL.

Leposaviçi është komunë në veri të Kosovës, e banuar me shumicë serbe.

“Pesë dëshmitarët e parë erdhën, refuzuan të dëshmojnë, duke thënë se kishin frikë për sigurinë e tyre, pastaj u thirrën edhe katër dëshmitarë, një dëshmitar erdhi dhe tre jo. Prokurori ka konstatuar se nuk ka asnjë mënyrë për të siguruar praninë e tyre, duke qenë se ata janë në territorin e Kosovës dhe Serbia nuk ka mekanizma që t’i detyrojë të vijnë”, ka thënë Niniç, duke theksuar se këta dëshmitarë janë identifikuar nga Policia e Serbisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!