“Niksen”/ Të gjithë po flasin për këtë taktikë holandeze kundër stresit

schedule08:07 - 25 Maj, 2023

schedule 08:07 - 25 Maj, 2023

Sigurisht që nuk ka “shkopinj magjik” dhe zgjidhje të lehta për t’u marrë me stresin dhe ankthin. Është një proces që ka nevojë për më shumë kërkime dhe udhëzime të duhura nga ekspertët kur na shqetëson prej vitesh.

Por ka taktika dhe këshilla që mund të ndihmojnë dhe ta bëjnë të gjithë situatën pak më të lehtë. Një prej tyre është “niksen”, i cili u bë më i njohur diku në vitin 2019 dhe që prej asaj kohe i gjithë interneti po flet për të.

“Niksen” në thelb do të thotë të mos bësh absolutisht asgjë dhe lëreni mendjen tuaj të endet atje ku dëshiron të shkojë. Ky është përkufizimi përfundimtar i kësaj fjale të veçantë holandeze. Kjo gjendje e të bërit absolutisht asgjë, sado e thjeshtë, është vendimtare për më pak stres.

Në epokën kur mendjet tona janë në kërkim të furishëm për lajmet e radhës, lëvizjen e radhës poshtë në rrjetet sociale, udhëtimin e radhës, blerjen e radhës, mendimin tjetër, është e pamundur të ndihemi vërtet të relaksuar. Megjithatë, truri ynë nuk është përgjegjës për këtë, por mënyra se si e operojmë dhe e programojmë atë.

Kjo është arsyeja pse ju duhet të praktikoni këtë taktikë të veçantë, domethënë të mos bëni asgjë për një periudhë të caktuar kohe, në mënyrë që të lini mendjen tuaj të qetësohet. Sado e vështirë të jetë në fillim, apo sado “qesharake” t’ju ​​duket, do të kuptoni se gjërat e thjeshta janë ato që shpesh i neglizhojmë, por ato e bëjnë ndryshimin./abcnews.al