Kombëtarja e shpresave u mund 4-0 në miqësore ndaj Francës 

schedule10:30 - 6 Shtator, 2019

schedule 10:30 - 6 Shtator, 2019

Kombëtarja e shpresave ka pësuar një humbje të thellë në miqësoren e zhvilluar ndaj Francës. Të besuarit e trajnerit Alban Bushi u mundën me rezultatin 4-0.

Kombëtarja e shpresave zhgënjeu në testin miqësor përballë Francës. Të besuarit e trajnerit Alban Bushi u mundën në Emjan me rezultatin e thellë 4-0. Kuqezinjtë u paraqitën mirë në pjesën e parë ndërkohë që vendasit realizuan një minutë para përfundimit të kohës së rregullt me Emin Guiri nga pika e bardhë e 11 metërshit duke mposhtur portierin Selmani.

Në fraksionin e dytë trajneri Bushi kryen disa zëvendësime, por që nuk ndryshojnë rrjedhen e lojës, përkundrazi francezët shënojnë edhe tre gola të tjerë. Franca realizon edhe golin e dytë me autor Eduard, i cili përfiton nga një gabim i mbrojtësit Mersinaj.

Është sërish i njëjti autor i cili realizon për shifrat 3-0. Për shifrat 4-0 mendon Zagadu në kohën shtesë. Shqipëria vuan dhe trajneri Bushi nuk merr përgjigjen e duhur nga lojtarët. Shpresat do të luajnë të hënën ndeshjen kualifikuese të Euro 2021 ndaj Austrisë në Niko Dovana. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!