Provimet e maturës/ Proçesi do shoqërohet me kamera. Risi për këtë vit, rikorrigjimi i testit

schedule15:59 - 24 Maj, 2023

schedule 15:59 - 24 Maj, 2023

Në këtë korridor maturantët e gjimnazit  “Ibrahim Rugova” në Kamëz  do ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore.

Testimi këtë vit do të zhvillohet në mjedise të ngjashme. Nga rreth 150 qendra provimi 100 janë palestra të shkollave.

Afro 1 javë nga nisja e maturës shtetërore, drejtues të gjimnazeve tregojnë  masat e marra për të shmangur kopjen dhe keqadministrimin.

Ndërkohë maturantët po  vijojnë konsultimet.  Mësuesit tregojnë se  testet përgatitore i kanë ofruar një panoramë më të qartë rreth tezave të provimeve.

Gjimnazistët nuk i fshehin emocionet, por as synimin për të  vijuar studimet e larta në degë që kërkohen nga tregu europian i punës.

Provimet e maturës nisin me 1 qershor me gjuhën e huaj vijojnë  gjashtë ditë me pas me gjuhën shqipe, më 13 qershor me matematikën dhe mbyllen me 19 qershor me lëndën me zgjedhje.

Përveç testimit në mjedise  të mëdha  risi këtë vit është dhe  mundësia e rikorigjimit të testit për nxënësit që kanë kontestime.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!