Kosova shpall të mbyllur emergjencën me COVID-19

schedule14:02 - 24 Maj, 2023

schedule 14:02 - 24 Maj, 2023

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbyllje të emergjencës së shëndetit publik, pas 3 vitesh betejë më pandeminë COVID-19.

Kërkesën për mbyllje të kësaj gjendjeje e bëri ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, gjatë mbledhjes së Qeverisë, prej ku tha se institucioni qe ai drejton ka marrë parsysh situatën epidemiologjike në Kosovë, dhe kërkesa e tij bëhet në përputhje me rekomandimin e Insitutit Kombëtar për Shëndetin Publik dhe deklaratën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), shkruan REL.

OBSH, më 5 maj, duke theksuar tendencën në rënie të vdekjeve nga COVID-19 në gjithë botën, si dhe nivelet e larta të imunizimit të qytetarëve ndaj ndaj sëmundjes, këshilloi se është koha për të kaluar në menaxhimin afatgjatë të pandemisë.

“Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së përcakton se COVID-19 tani është një çështje shëndetësore e vazhdueshme që nuk përbën më një emergjencë të shëndetit publik me shqetësim ndërkombëtar”, thuhet në deklaratën e OBSH-së të cilën e përmendi ministri Vitia.

Kosova kishte shpallur emergjencë të shëndetit publik në mes të muajit mars të vitit 2020. Shpallja e kësaj gjendjeje krijoi mekanizma për të ofruar ndihmë të koordinuar qeveritare për qytetarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!