Një maune me letra është përfshirë nga flakët në aksin Librazhd–Përrenjas, në vendin e quajtur Ura e Bushtricës. Për pasojë për disa minuta është bllokuar qarkullimi në të dyja krahët e rrugës.
Nga zjarri nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Mjetit i cili ishte ngarkuar me letër dhe kartona ambalazhi i është djegur pjesërisht rimorkio. Rruga u hap ndërsa po hetohet për shkakun e zjarrit./ABC News Albania 24/7