Në kompeticionet më të rëndësishme të Evropës ndodhet tre skuadra italiane finaliste dhe për ish-sulmuesin legjendar Bobo Vieri, ky është një moment krenarie për të gjithë kombin.
Vieri ka treguar edhe për lojtarin që po e mahnit më shumë dhe sigurisht, nuk mund të mungonin edhe batutat.
“Krenari e madhe për tre italianet në finale, nuk kishte ndodhur asnjë herë. Fiorentina, që për mendimin tim luan futbolluin më të mirë në Itali pas Napolit, e meritoi finalen Conference League. Roma ka bërë një rrugëtim të madh në Europa League. Interi bëri një Champions League të madhe, tri skuadra italiane në finale janë të rëndësishme për Italinë, duhet të bëni tifo për të tria.
Më i miri? Mund të them Dimarco. Ai po luan në një nivel shumë të lartë, bën krosime të shkëlqyera. Kur e shoh duke dhënë topa, më vjen të kthehem në lojë, pastaj kur ngrihem nga divani dhe ndjen të më dhembin gjunjët them, jo, jam mirë kështu”, shprehet ish-sulmuesi i Interit dhe jo vetëm, Christian Vieri./h.ll/abcnews.al